Kalo te veshjet
Selection by Viki
Ligjore

Cookies

Faqja nuk të ndjek. Nuk ka analitikë, nuk ka piksel reklamash dhe nuk ka gjurmues të palëve të treta. Këtu është gjithçka që ruhet, pikë për pikë.

Çanta dhe madhësia

Kur shton një copë në çantë, lista ruhet në vetë shfletuesin tënd, nën emrin "sbv.bag.v2". Madhësia që zgjedh ruhet po aty, nën "sbv.size".

Në kuptimin e ngushtë nuk janë cookies: nuk i dërgohen askujt dhe te ne nuk mbërrijnë kurrë. Rrinë vetëm në pajisjen tënde — prandaj e gjen çantën ashtu siç e le edhe nesër.

Cookie-ja e vetme

Ka një cookie të vërtetë: ajo e hyrjes në panelin e administrimit, që vendoset kur Viki futet për të parë porositë. Vjen vetëm pas hyrjes dhe vetëm në pajisjen e saj. Si klient nuk e merr kurrë.

Çfarë nuk ka

Pa Google Analytics. Pa Meta Pixel. Pa cookies reklamash, pa rrjete gjurmimi, pa shitje të të dhënave. Faqja nuk ngarkon asnjë skript të palëve të treta që të ndjek nga faqja në faqe; edhe shkronjat vijnë bashkë me faqen, jo nga një server tjetër.

Prandaj nuk ka as banner pëlqimi: nuk ka çfarë të pëlqesh.

Matjet e tua

Matjet që shkruan te tabela e madhësive ruhen vetëm në shfletuesin tënd, që të mos i rishkruash te çdo copë. Nuk dërgohen askund dhe te ne nuk mbërrijnë kurrë. Më gjerë te Privatësia.

Si i fshin

Çantën e zbraz nga vetë çanta. Ose pastro të dhënat e faqes nga cilësimet e shfletuesit — atëherë ikin edhe çanta edhe madhësia. Nuk ke nevojë të na shkruash: te ne nuk ka asgjë për të fshirë.

Nëse kjo ndryshon

Nëse një ditë shtohet analitikë, Meta Pixel ose ndonjë mjet tjetër matjeje, asgjë prej tyre nuk do të ngarkohet para se të kërkohet pëlqimi yt. Kjo faqe dhe faqja e Privatësisë do të përditësohen përpara, jo pas.

Pyetje

Për të dhënat e tua, të drejtat dhe kontaktin, shiko Privatësia.